Del video e Ronaldos duke motivuar bashkëlojtarët para fillimit të pjesës së dytë

Futboll

Del video e Ronaldos duke motivuar bashkëlojtarët para fillimit të pjesës së dytë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:03
Cristiano Ronaldo

Ashtu siç bëri në Real Madrid në shumë raste, Cristiano Ronaldo e udhëhoqi Juventusin deri në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Juve kishte një mal për t’u ngjitur pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë, por kur keni Ronaldon në ekipin tuaj, çdo gjë është e mundur.

Një het-trik mahnitës nga superylli portugez bëri që rezultati të përmbyset në 3-1 në total, për të arritur një rikthim të pabesushëm.

Kjo është edhe arsyeja pse Juventusi pagoi 100 milionë euro për të transferuar ish-yllin e Real Madridi-t.

Ai tashmë është bërë një lider te “Zonja e Vjetër” dhe pas përfundimit të pjesës së parë kundër Atleticos, ai është kapur duke motivuar shokët e tij në tunel përpara fillimit të pjesës së dytë.

Ronaldo dëshironte që shokët e tij të vazhdonin presionin ndaj Atleticos në 45 minutat e dytë dhe kjo ishte pikërisht ajo që mori nga ata.

Juventusi nuk i lejoi kundërshtarët për të marrë frymë në pjesën e dytë dhe në fund presioni u shpagua pasi Ronaldo shënoi edhe dy golat tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat