Empoli me trajner të ri

Futboll

Empoli me trajner të ri

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:21
Aurelio Andreazzoli

Ndryshim i rëndësishëm në bankinë për Empolin. Futbollisti shqiptar Frederic Veseli tashmë do të ketë një trajner të ri, por që njihet mirë nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare. Pas humbjes ndaj Romës por edhe ecurisë jo të mirë në javët e fundit, drejtuesit e Empolit kanë vendosur të shkarkojë trajnerin Giuseppe Iachini dhe të rikthejnë në skuadër Aurelio Andreazzolin i cili ishte trajneri që bëri të mundur rikthimin e skuadrës toskane në Serinë A dhe që drejtoi Empolin në javët e para të këtij sezoni. Objektivi i Andreazzolit në këtë eksperiencë të dytë te Empoli do të jetë një dhe i vetëm, qëndrimi në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat