Simeone: Komplimente Juventusit, kanë luajtur më mirë se ne

Futboll

Simeone: Komplimente Juventusit, kanë luajtur më mirë se ne

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:15
Simeone

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, i ka bërë komplimentet rivalëve në përfundim të ndeshjes.

“Ata kanë luajtur siç kemi luajtur ne në shtëpi. Kemi vuajtur, ata kalojnë në çerekfinale me meritë. Kemi provuar të bëjmë lojën tonë dhe në fundin e pjesës së parë kemi luajtur mirë, por në pjesën e dytë nuk kemi arritur të bëjmë shumë. Unë mendoj se cilësia më e mirë e Juventus-it është aftësia për të bërë presing. Ndoshta kemi arritur ta kalojmë presionin e tyre, por nuk kemi bërë mirë në topat e dytë. E përsëris, nuk kemi humbur sepse kemi luajtur keq ne, kemi humbur sepse kanë luajtur mirë ata. Kur kjo ndodh, i duhen bërë komplimentet kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat