Ylli i Interit: Do të tregojmë karakter kundër Frankfurtit

Futboll

Ylli i Interit: Do të tregojmë karakter kundër Frankfurtit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:42
Milan Skriniar

Milan Skriniar beson se Interi do të kërkojë karakter të fortë kundër Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Evropës të enjten.

Zikaltrit barazuan pa gola me Frankfurtin në ndeshjen e parë në Gjermani, dhe qendërmbrojtësi sllovak shpreson se skuadra e tij do ta shfrytëzojë këtë për fitore në San Siro, transmeton Gazeta Express.

“Presim ndeshje të vështirë si në të parën. Duhet të përqendrohemi dhe të mos pranojmë gola. Do të tregojmë karakter”, tha Skriniar.

Problemet me lëndime nënkuptojnë se mbrojtësi sllovak do të luajë në mesfushë kundër Eintrachtit.

“Në ekipin kombëtar kam luajtur në atë pozitë. Jam i gatshëm të bëj përsëri”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat