Liverpooli çon në shtëpi Bayernin, një shqiptar në çerekfinale! Barcelona demolon Lyonin

Futboll

Liverpooli çon në shtëpi Bayernin, një shqiptar në çerekfinale! Barcelona demolon Lyonin

Nga: K. Goca Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:35
Lionel Messi

(E plotësuar) –Liverpooli e çon në shtëpi Bayern Munihun, sikur edhe Barcelona Lyonin! Bayerni pësoi humbje në “Allianz Arena” në Munih me 1:3 nga Liverpooli, kurse Barcelona fitoi me 5:1 ndaj Lyonit, në takimin e luajtur në “Camp Nou”, në kuadër të ndeshjes së kthimit të tetës së finales. Ndeshjet e para si në “Anfiled” po ashtu edhe në Lyon kishin përfunduar pa gola (0:0). 

 Në çerekfinalen e Champions League janë kualifikuar Barcelona (Spanjë), Liverpooli, Manchester City, Tottenham, Manchester Utd (Angli),  Juventusi (Itali), Ajaxi (Holandë) e Porto (Portugali). Në çerekfinale të Champions League është edhe një shqiptar! Është fjala për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe i Liverpoolit. Ai me shokë në festë, për faktin se rrëzuan Bayernin! Bavarezët dëshpëruan, kurse trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ashtu si di ai edhe veprojë me filozofinë e tij, duke ndëshkuar kampionin gjerman.   

Në minutën e 26-të, futbollisti Sadio Mane shënon për Liverpoolin, kurse Matip shënon autogol dhe 1:1, gëzim i madh për bavarezët pikërisht në minutën e 39-të. Kampionit gjerman iu prenë këmbët në minutën e 69-të, kur Virgil Van Dijk shënon për 1:2. Shpresat e Bayernit varrosen në minutën e 84-të, kur Sadio Mane shënon golin e dytë të tij dhe të fitores 1:3 të Liverpoolit. Shaqiri nuk luajti asnjë minutë por iu gëzua këtij kualifikimit të madh të skuadrës së tij dhe në anën tjetër eliminoi ish skuadrën e tij. 

 Barcelona pa telashe e deklasoi me 5:1 Lyonin dhe marshon tutje. Në minutën e 18-të, Lionel Messi shënon nga penalltia, kurse në atë të 31-të Philipe Coutinho thellon epërsinë në 2:0.  Në minutën e 58-të, Lucas Tousart shënon për Lyonin dhe ngushton rezultatin në 2:1.  Minutat e fundit, ishin në dominim të Barcelonës, kur realizojnë Messi në minutën e 78-të, Gerrard Pique në atë të 81-tën dhe Ousmane Dembele (86’), duke e demoluar me 5:1 Lyonin.

Live: Bayern në nokaut, Barcelona avancon me 4:1 

81’ Gerrard Pique thellon rezultatin në 4:1 për Barcelonën e cila edhe heq të gjitha dilemat sa i përket kualifikimit.

Live: Bayerni në nokaur, Messi si Messi

84’ Sadio Mane shënon golin e dytë të tij dhe të epërsisë 1:3 të Liverpoolit. Bayerni në nokaut, pa gjasa!

78’ Messi lehtëson frymarrjen e Barcelonës, avancon me 3:1 dhe pothuajse janë në çerekfinale.

Live: Bayern afër eliminimit, Barcelona në presion

69’ “Allianz Arena” në ethe, Bayerni shumë afër eliminimit, Liverpoolit po avancon me 1:2 me  golin e Virgil Van Dijk.

 Live: Bayern-Liverpool 1:1, Barcelona-Lyon 2:1

58’ Lucas Tousart shënon për Lyonin dhe ngushton rezultatin në 2:1. Barcelona është në epërsi me 2:1 ndaj Lyonit, por tani ka presionin e madh.

Live: Bayern-Liverpool 1:1, Barcelona-Lyon 2:0

60’ Barcelona luan me shumë siguri, kurse Bayerni nuk i konvenon barazimi me Liverpoolin. Xherdan Shaqiri edhe më tej në bankën e Liverpoolit.

Bayern-Liverpool 1:1, Barcelona-Lyon 2:0

 48’ Barcelona është me një hap drejt çerekfinales, kurse sfidë e çmendur po zhvillohet mes Bayernit dhe Liverpoolit.

***

Përfundojnë pjesër e para, Barcelona në epërsi me 2:0, kurse Bayerni e Liverpool janë baras, ky rezultat i shkon përshtati “Redsave”.

Live: Bayern-Liverpool 1:1, Barcelona përsëri shënon

39’ Barazon Bayerni, gjithçka hapet! Matip shënon autogol, gëzim i madh për bavarezët.

31’ Barcelona si Barcelona dhe nuk lëshon pe, shton epërsinë në 2:0 fal golit të Philipe Coutinho dhe Lyoni në siklet, sepse do ta ketë vështirë të bëjë ndonjë përmbysje kur dihet fuqia e katalunasve në krye me Lionel Messin.

Bayern-Liverpool 0:1, Barcelona përsëri shënon Barcelona avancon me 1:0

31’ Barcelona si Barcelona dhe nuk lëshon pe, shton epërsinë në 2:0 fal golit të Philipe Coutinho dhe Lyoni në siklet, sepse do ta ketë vështirë të bëjë ndonjë përmbysje kur dihet fuqia e katalunasve në krye me Lionel Messin.

Bayern-Liverpool 0:1, Barcelona avancon me 1:0

26’ Sadio Mane shënon për Liverpoolin, në presion të madh Bayerni dhe stadiumi “Allianz Arena” në Munih.

Liverpooli në epërsi me 0:1, një hap drejt kualifikimit, sepse Bayerni duhet dy gola t’i shënojë dhe të shkojë më tutje.

***

18’ Barcelona është favoritë i madh, kurse Bayern – Liverpool, një sfidë e madhe apo një finale para finales. Barcelona avancon me rezultat 1:0 me golin që ka realizuar nga penalltia Lionel Messi.

Bayerni-Liverpooli e Barcelona-Lyoni

Ndeshjet Bayerni-Liverpooli dhe Barcelona-Lyoni zgjojnë emocione të mëdha, sfida që kishin përfunduar 0:0, ndërsa sonte luhen ndeshjet e kthimit. Sonte do të kompletohen edhe çerekfinalistët, pasi që gkashtë skuadra dihen që janë kualifikuar si Manchester City, Juventusi, Tottenhami, Ajaxi, Porto e Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat