Një këshillë për djalin e mikut tim, të cilin po ashtu dua ta kem mik

Futboll

Një këshillë për djalin e mikut tim, të cilin po ashtu dua ta kem mik

Nga: Miftar Dragidella Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:15
Miftar Dragidella

Me Fadil Vokrrin njihem një kohë të gjatë. Shumë të gjatë. Ishte futbollist i shkëlqyeshëm.
Ishte njeri shembullor.
Shokët e Fadilit e ndihmuan atë. Shokët e tij Fadili i afroj afër vetës.
Agimi e Erolli ishin ata që më së shumti e përkrahen Fadilin.
Ata e respektuan atë, sikurse edhe ai - ata.
Gramozi është djalë i mirë. Por ende jo sa Fadili.
Gramoz, në FFK të priten e të respektuan edhe ty sikur Fadilin. Të pranuan sikur Fadilin.
Atë që bënë për ty kanë mundur mos ta bëjnë. Kanë mundur të mos të njohin më. Ata të deshten ty sikur Fadilin. E ti?
Duhet të jesh falënderues për çdo gjë që bëri FFK--ja për ty.
Duhet të respektosh Agimin e Erollin ashtu siç i respektoi babai yt.
Gabove njëherë. Një gabim të falet nëse nuk përsëritet.
Si djalë të një miku të këshilloj dhe të propozoj: Tërhiqu nga ajo nismë, se nuk është koha.
Tërhiqu dhe shko pas hapave të Agimit e të Erollit, me çka do të shkoje pas hapave të babait tënd.
Nuk është ligësi të tërhiqesh tash. Është burrëri ta kuptosh dhe ta pranosh gabimin.
Mos kërko vet asgjë. Shokët e babait tënd do të ofrojnë më shumë.
Më shumë është respekti që do ta kesh nga të gjithë se sa të të bëjnë mbret disa që nuk deshtën as babain tënd e as përparimin e FFK-së që e drejtoi babai yt.
Gramoz bëhu trim.
Gramoz bëhu i arsyeshëm. PËR HIR TE FUTBOLLIT TË KOSOVËS.
PËR HIR TË FFK-së.
PËR HIR TE FADIL VOKRRIT. Ta dua ty të mirën aq sa ia deshta edhe Fadilit.
Autori është sekretar i përgjithshëm i FFSHGJ, ish-kryetar i parë i KF Dukagjini Klinë, gjyqtar i futbollit në Kosovë e në Gjermani dhe ish- gazetar e redaktor në “Bota sot” e disa gazeta tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat