Mourinho flet për herë të parë për rikthimin e Zidanes te Real Madrid

Futboll

Mourinho flet për herë të parë për rikthimin e Zidanes te Real Madrid

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:13
Jose Mourinho

Jose Mourinho është deklaruar për herë të parë pas emërimit të Zinedine Zidane në krye të Real Madridit.

Trajneri portugez ka qenë alternativa e parë për të zëvendësuar Santiago Solarin, por në fund Perez vendosi të rikthente Zidanen, vetëm nëntë muaj pas largimit.

Mourinho, kthimin e Zidanes e ka cilësuar diçka fantastike për Real Madridin, për gjërat që francezi ka bërë në vitet e fundit në ‘Santiago Bernabeu’.

“Më duket diçka e përkryer, pas gjërave fantastike që ka bërë ai në vitet e fundit, diçka perfekte për Madridin, e përsosur, kjo është një mundësi e madhe për të, për të treguar se sa i mirë është, sidomos tani, kur po niset një projekt i ri”, ka deklaruar Mourinho.

Mourinho tutje ka shtuar se nuk është aspak i zhgënjyer që nuk është përzgjedhur për të qenë trajner i Real Madridit, duke thënë se nuk ka folur me askënd rreth kësaj ideje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat