Kjo është lista me lojtarë e Shqipërisë kundër Turqisë e Andorrës

Futboll

Kjo është lista me lojtarë e Shqipërisë kundër Turqisë e Andorrës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:10
Kjo është lista me lojtarë e Shqipërisë kundër Turqisë e Andorrës

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christan Panucci ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullojë për 2 ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, përkatësisht ndaj Turqisë në 22 mars në Shkodër dhe Andorrës në 25 mars në transfertë. Grumbullimi i kombëtares do të nis ditën e dielë.

Panucci synon ta përgatitë ekipin sa më mirë dhe kërkon të dalë me rezultat pozitive, ndonëse me Turqinë është një ndeshje shumë e vështirë. 

Shqipëria do të ketë 24 kuqezinj “nën armë” për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji. Mes tyre ka emra stabël të formacionit dhe listës së Panuccit, por edhe rikthime, sikurse është fjala për Arlind Ajetin, Naser Alijin, Kristal Abazajn, Amir Abrashin, Armando Sadikun dhe Enea Mihaj. Po ashtu, ka prurje të reja, si Kristi Qose, apo lojtarë ende të pamundur për të luajtur në klubin përkatës, si Eros Grezda. Përmes faqes së vet zyrtare në internet, FSHF ka bërë publike listën e Panuccit për kualifikueset e “Euro 2020”, respektivisht ndaj Turqisë, më 22 mars në “Loro Boriçi”, dhe Andorrës, më 25 mars në “Estadi Nacional”. 

Vetë trajneri kuqezi do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e diel, në orën 11:00, në selinë e FSHF-së, siç është parashikuar. Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e diel në “Resort Tropikal”, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 15:00, në fushën sportive të këtij kompleksi. Sipas programit mediatik për ekipin kombëtar, për tri ditë me radhë: të hënën, të martën dhe të mërkurën, në orën 13:30, do të jenë përpara gazetarëve nga dy futbollistë kuqezinj. Të enjten, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin dhe kapitenin e ekipit kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat