Luan Prekazi me Plepollin, Prapashticën hidhen në valle në vitin 1996, nuk e çanin kokën nga kërcënimet...

Futboll

Luan Prekazi me Plepollin, Prapashticën hidhen në valle në vitin 1996, nuk e çanin kokën nga kërcënimet...

Nga: K. Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:28
Enver Ibrahim Prapashtica, Luan Prekazi – trajner, Arsim Prepolli e Njazi Avdyli - trajneri i portierëve

Një fotografi që mbetet gjithmonë në kujtesën jo vetëm të protagonistëve që shihen aty! Një fotografi sa një mijë fjalë, për njerëz të sportit që sakrifikuan e dhanë shumë për të mbijetuar futbolli i Kosovës dhe asnjëherë nuk u zmbrapsen përkundër kërcënimeve nga Serbia.

Trajneri i mirënjohur Luan Prekazi, atëkohë (1996) trajner i Flamurtarit të Prishtinës, së bashku me futbollistët e njohur të asaj kohe, Arsim Plepolli e Enver Prapashtica, hidhen në valle, festonin trofeun e Kupës dhe as që çanin kokën nga kërcënimet që vinin nga pushtuesi serb.  
“Viti 1996 - festim i Kupës së Kosovës: Enver Ibrahim Prapashtica, Luan Prekazi – trajner, Arsim Prepolli e Njazi Avdyli - trajneri i portierëve”, shkruan Avni Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat