Mbrëmje e madhe

Futboll

Mbrëmje e madhe

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:11
Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit Virgil van Dijk, është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër Bayren Munich.

“The Reds” mundën ‘bavarezët” me rezultat 1:3, të mërkurën mbrëma në ‘Alianz Arena’, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

 Mbrojtësi holandez shënoi një gol të bukur më kokë, derisa dygolësh realizoi Mane në fitoren e madh të skuadrës së Jurgen Klopp.

“Ishte një mbrëmje e madhe, e dinim se do të ishte një ndeshje shumë e komplikuar”, tha Van Dijk.

“Ishte paksa e ndërlikuar në fillim, por ne ishim të mirë në atë që duhej të bënim. Gjëja e rëndësishme është të ecim përpara”, theksoi holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat