A është e mundur?

Futboll

A është e mundur?

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:45
Ilustrim

Britania e Madhe prej dy vitesh ka një kauzë të madhe politiko-ekonomike që quhet BREXIT, e cila nënkupton daljen e shtetit nga Unioni Evropian.Ky ndryshim radikal që kërkojnë britanikët prek në mënyrë të menjëhershme dhe futbollin. Kjo pasi nëse Britania e Madhe del nga Unioni Evropian skuadrat angleze duhet të mos marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.Uli Hoeness, një prej drejtuesve të Bayern Munichut ka thënë për mediet se nëse do të ndodhë BREXIT, skuadrat angleze duhet të mos marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

“Nëse vitin tjetër do të ndodhë BREXIT dua që Liverpool, Manchester United dhe ekipe të tjera angleze mos t’i shoh më në Ligën e Kampionëve. Kjo është një kërkesë drejtësie dhe gjithçka tjetër që do të ndodhte do të ishte shkelje e dinjitetit njerëzor”, ka thënë Hoeness.Gjithashtu ai reagoi me indinjatë ndaj një kritike që ka bërë një gazetar mbi deklaratën e tij për skuadrat angleze. “Keni udhëhequr ndonjëherë një ekip si Bayerni në krye të botës?”, ka përfunduar Hoeness  me tone ironie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat