Arsenal merr hak ndaj Rennes, Frankfurt triumfon ndaj Inter për të kaluar në çerekfinale

Futboll

Arsenal merr hak ndaj Rennes, Frankfurt triumfon ndaj Inter për të kaluar në çerekfinale

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:33
Arsenal

Arsenal, Eintracht Frankfurt dhe Villarreal janë tri skuadrat e radhës që kanë prerë biletat për fazën çerekfinale.

Arsenal dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur të shënojnë fitore të mëdha, për të kaluar në fazën çerekfinale.

Në kuadër të garave në Ligën e Evropës, skuadra nga Londra Veriore dhe ajo nga Bundesliga kanë prerë biletat për çerekfinalet.

Arsenal ka arritur që me sukses ta përmbysë skuadrën e Rennes, duke triumfuar me rezultatin 3:0, pas humbjes 3:1 në ndeshjen e parë.

Pierre Emerick Aubameyang me dy gola të realizuara dhe Maitland Niles i dhanë Arsenalit këtë fitore të madhe.

Në anën tjetër, punë të vështirë pati edhe skuadra nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt, e cila triumfoi në udhëtim ndaj Inter.

Këtë takim e vendosi super sulmuesi i gjermanëve, Luka Jovic, i cili po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Pasi takimi përfundoi 0:0 në Frankfurt, gjermanët arritën që të marrin një biletë në ‘San Siro’.

Pritej që Inter ta shfrytëzonte avantazhin e tifozëve dhe të fushës së vet, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Një biletë për fazën gjysmëfinale kanë siguruar edhe Villarreal që demoluan skuadrën e Zenit St.Petersburg, me rezultatin total 5:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat