Dinamo Zagrebi i Amir Rrahmanit është eleminuar nga 1/8 e finales në Europa League mbrëmë, duke u mposhtur në vazhdime nga Benfica si mysafir, të enjten mbrëma.
Derisa ndeshja shkoi në vazhdime pasi rezultati i përgjithshëm ishte 1-1 pas 90 minutave lojë, portugezët u treguan më të suksesshëm në periudhën 30-minutëshe duke shënuar dy herë.
Francisco Ferreira shënoi në minutën e 94-t, para se Alex Grimaldo t’i jepte goditjen përfundimtare kroatëve me një shënim në minutën e 105-të.
Gjërat ishin përkeqësuar për Dinamon e Zagrebit në minutën e 104-t, kur Petar Stojanovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga ndeshja.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit për 120 minuta në krahun e djathtë të mbrojtjes së Dinamos, duke treguar paraqitje solide.
“Whoscored” e ka vlerësuar paraqitjen e tij me notën 7.2.