Musliu: Nëse e japim maksimumin do të dalim fitues

Futboll

Musliu: Nëse e japim maksimumin do të dalim fitues

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:47
Musliu: Nëse e japim maksimumin do të dalim fitues

Shkëndija e pret Rabotniçkin, të shtunën (ora 14:30), në stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadrin e javës 23-të në LPFM. Mbrojtësi Visar Musliu deklaroi se i pret një ndeshje e vështirë, por thekson se nëse japin maksimumin, atëherë mund të fitojnë tre pikë.

“Na pret ndeshje e vështir me një ekip, i cili ka lojtar kualitativ, edhe pse s’ka pas rezultate tëmira. Shpresoj që të tregojmë që ndeshja e fundit ishte vetëm një ditë e keqe e jona dhe në fund t’i marrim tre pikë, me lojë kualitative. Besoj në ekipin tonë dhe me dhënien e maksimumit mund të dalim fitues”, deklaroi Musliu, mbrojtësi i Shkëndijës.

Ndeshja Shkëndija-Rabotnicki do të referohet nga Dimitar Meckarovski me ndihmësit e tij Marjan Kirovski dhe Goce Petreski të tre nga Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat