Shkupi përgatitet për fitore

Futboll

Shkupi përgatitet për fitore

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:49
Ristovski

Skuadra e FC Shkupit ka përmbyllur përgatitjet në vigjilje të ndeshjes së javës së 23-të, kur të shtunën do të përballet me ekipin e Vardarit.

Në këtë ndeshje ekipi i Shkupit futet e përgatitur dhe e gatshme sikurse për përballjet tjera, andaj futbollistët pa ndonjë ngarkesë do të dalin në fushë.

Për këtë ndeshje ka folur mbrojtësi Filip Ristovski, i cili në këtë sezon erdhi si përforcim te Shkupi nga skuadra e Sileksit dhe është përshtatur mirë.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, ashtu siç kemi thënë edhe më herët se për ne të gjitha përballjet që na vijnë, do të jenë të njëjta. Sigurisht se edhe për këtë duel jemi të motivuar dhe shkojmë që të nxjerrim rezultat pozitiv. Për ne tani më qëllimi është Evropa dhe mendojë se jemi afër realizimit të ambicieve tona”, ka thënë Ristovski.

Për ndeshjen ndaj Vardarit trajneri Umit Karan nuk mundë të llogarisë në shërbimet e të lënduarit Ergin Abdul, ndërsa Suhejl Muharemi pushon shkaku i pesë kartonëve të verdhë. Në pikëpyetje është edhe paraqitja e kapitenit Muharem Bajrami, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Shkëndijës. Ai ka stërvitur me ekipin, por vetëm para ndeshjes do të vendoset nëse do të jetë në përbërje.

Ndeshjen Vardari – Shkupi do ta referoj arbitri shkupjan, Dejan Jakimovski, me ndihmësit e tij Nikolla Karakolev nga Shtipi dhe Dejan Dimitrijeviq nga Shkupi, ndërsa arbitër i katërt është Zoran Nikollovski nga Shkupi. Ndeshja luhet të shtunën me fillim në orën 14:30 minuta në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat