Rashica: Shumë njerëz kanë luftuar!

Futboll

Rashica: Shumë njerëz kanë luftuar!

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:23

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka kujtuar rrugëtimin e tij të vështirë nga futbolli i Kosovës, ku kishte nisur gjithçka e deri tek arritja në Bundesliga I.

Ai është pjesë e Werder Bremenit dhe po kalon formën më të mirë të mundshme. “Në moshën 6 apo 7 vjeçare, unë nisa të luaja futboll në shkollën e futbollit të quajtur ‘Vushtrria 04’, Më pas, shkova në një shkollë tjetër të quajtur ‘Forca’ në qytetin tim, Vushtrria. Më pas luajta në Kosovën e Vushtrrisë, në klubin më të madh të qytetit. Ekipet e të rinjve atje nuk luanin në ndonjë ligë në atë kohë. për këtë unë u zhvendosa në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë për t’iu bashkuar shkollës së futbollit ‘Kurda’. Pas 5 vjetësh u ktheva në Vushtrri në ekipin e parë. Në moshën 16 vjeçare unë debutova në ekipin e parë. Në sezonin e parë timin i shpëtuam rënies nga liga, ndërsa sezonin pasues u bëmë kampionë dhe e fituam Superkupën. Ishte diçka e madhe për mua dhe për tërë qytetin. Unë isha lojtar i ri dhe luajta në çdo lojë. Më pas u transferova në Vitesse Arhnem”, ka thënë Rashica. “Ka shumë shkolla të futbollit në Kosovë.

Natyrisht, ka edhe klube, por shkollat e futbollit në qytete shpesh ofrojnë kushte më të mira sesa klubet normale”, tha Rashica. Ai fillimisht e kishte zgjedhur Kombëtaren shqiptare, por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, vushtrriasi vendosi t’iu bashkohej “Dardanëve”. “Shumë njerëz kanë luftuar për ta pasur këtë ekip kombëtar. Ne duam t’i bëjmë të gjithë krenarë. Entuziazmi është i madh, biletat për ndeshjet e ardhshme me Danimarkën dhe Bullgarinë janë shitur për një kohë të shkurtër. Njerëzit në Kosovë janë tifozë të mëdhenj të futbollit”, tha Rashica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat