Zidane: Isco thjesht dëshiron të luajë futboll, asgjë tjetër

Futboll

Zidane: Isco thjesht dëshiron të luajë futboll, asgjë tjetër

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:32
Zidane dhe Isco

Zinedine Zidane ka këmbëngulur se do të llogarisë në lojtarin e padëshirueshëm deri tani në Real Madrid, Iscon, duke thënë se mesfushori spanjoll vetëm dëshiron të luajë futboll dhe asgjë tjetër.

Zidane kthehet në stolin e Madridit në përballjen e së shtunës në Santaigo Bernabeu kundër Celta Vigos, ndërsa e ardhmja e Iscos është ndër çështjet që ai duhet ta zgjidhë.

Marrëdhëniet mes Iscos dhe Zidane nuk kanë qenë ndër më të mirat gjatë qëndrimin të mëparshëm të francezit në Madrid, por asnjëherë nuk e kanë arritur një pikë aq të ulet sic ndodhi mes tashmë ish-trajnerit Santiago Solarit dhe ish-yllit të Malagas.

“Isco thjesht dëshiron të luajë futboll, dhe asgjë tjetër”, tha Zidane në konferencë për media të premten.

“Jemi këtu vetëm për të menduar për futboll”, shtoi ai.

“Do të llogaris në Iscon, si dhe në futbollistët e tjerë. Më rëndësi është ta bëj çdo lojtar të ndihet i përfshirë në skuadër”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat