Roberto Mancini ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit, që Italia i zhvillon me Finlandën dhe Lihtenshtajnin.
Sulmuesi 19-vjeçar i Juventusit, Moise Kean dhe mesfushori i talentuar i Romës, Nicolo Zaniolo – janë ftuar nga Roberto Mancini.
Kurse, jashtë ka mbetur sulmuesi, Mario Balotelli.
Italia gjendet në Grupin J, së bashku me Bosnja dhe Hercegovina, Greqinë, Armeninë dhe dy kundërshtarët e marsit ndaj të cilëve e nis aventurën në kualifikimet për “Euro 2020” – Finlandën dhe Lihtenshtajnin