Arsenal është afër që të nënshkruajë me yllin e Man Utd

Futboll

Arsenal është afër që të nënshkruajë me yllin e Man Utd

Më: 15 mars 2019 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Arsenal është gati që të kompletoj transferimin e befasishëm të yllit të Manchester United.

Antonio Valencia përfundimisht do të largohet nga  United këtë verë, dhe Arsenal janë skuadra që prijnë garën për nënshkrimin e anësorit, sipas ‘Daily Star’.

Raportimet janë bazuar në fjalët e babait të Antonios, i cili ka thënë se 33 vjeçari është i gatshëm të largohet nga ‘Old Trafford’ pas përfundimit të kontratës, në fund të sezonit.

Në garë për shërbimet ekuadorianit janë edhe West Ham, Inter si dhe një skuadër kineze që nuk është bërë e njohur.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do të arrijnë të fitojnë këtë garë të ashpër për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat