FOTO/ Agolli “si Toti”, ja banderola e tifozëve azerbajxhanas në nder të Ansit

Futboll

FOTO/ Agolli “si Toti”, ja banderola e tifozëve azerbajxhanas në nder të Ansit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 07:11
Ansi Agolli

Ansi Agolli vendosi t’i jepte fund aventurës në Azerbajxhan me ekipin e Karabagut, pas plot 9 viteve të kaluara atje.

Tifozët e ekipit, duke e vlerësuar për lojën e treguar në fushë dhe për vlerat e tij, i kanë kushtuar një koreografi ish-kapitenit të Kombëtares.

“No Ansi, No Party”, shkruhet në një banderolë të hapur në shkallët e stadiumit, ku Agolli gjendet në fushë ndërsa tifozët në tribuna duke e mbështetur. Një shprehje kjo, e përdorur edhe për kapitenin legjendar të Romës, Françesko Totin, ku tifozët verdhekuq shpreheshin se pa Totin, nuk kishte as festë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat