Fabergas preferon Barcelonën para Man. Junajtedin

Futboll

Fabergas preferon Barcelonën para Man. Junajtedin

Më: 16 mars 2019 Në ora: 07:58
Cesk Frabregas

Cesk Fabregas, mesfushori i Monakos, ka bërë parashikimin e tij në tuiter në lidhje me fituesin e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Spanjolli nuk ka asnjë dyshim: “Do ta fitojë Barcelona”. Për sa i takon Ligës Europa, Cesk ka zgjedhur dy ish-ekipet e tij si favorite për të fituar trofeun, Çellsi ose Arsenali. Një tifoz e ka thumbuar: “Gjithmonë diplomatik”.  Përgjigja e futbollistit ka qenë e menjëhershme: “Kush tjetër? Janë dy skuadrat më të mira të kompeticionit, them atë që mendoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat