Solskjaer: Bale? Po kërkojmë lojtarë që mund të na përmirësojnë

Futboll

Solskjaer: Bale? Po kërkojmë lojtarë që mund të na përmirësojnë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:14
Bale dhe Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester United është duke kërkuar lojtarë cilësorë për të përmirësuar skuadrën e “Djajve të Kuq” për sezonin 2019/2020

Gareth Bale i Real Madridit është një prej futbollistëve në listën e skuadrës së Solskjaer, por nuk ka dashur të përmend emra.

Bale është pjesë e Madridit që nga viti 2013 dhe duket se po luan sezonin e fundit me skuadrën e Los Blancos, pasi nuk preferohet nga Zinedine Zidane, që u kthye në Madrid pa një lamtumire të shkurtër.

“Nuk mund të flas për Gareth Bale apo ndonjë lojtar specifik sepse janë pronë e klubeve tjera, por ne jemi duke kërkuar për lojtarë me kualitete, patjetër, po kërkojmë lojtarë që mund ta përmirësojnë skuadrën tonë”, deklaroi Solskjaer.

Sido që të jetë, duke parë se Solskjaer me shumë bindje foli për forcimin e skuadrës për sezonin 2019/2020, ky mund të jetë një sinjal se “Djajtë e Kuq”, ashtu siç edhe është raportuar, nuk do të kërkojnë trajner tjetër – do ta mbajnë 46-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat