Muriqi çmend turqit

Futboll

Muriqi çmend turqit

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:35
Muriqi çmend Turqit

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, bëri  shoun në elitën e futbollit turk. Muriqi shënoi dhe asistoi në fitoren e Rizesporit si mysafirë me rezultat 2:0 kundër Konyasporit, në ndeshjen e javës së 26-të. Në minutën e 2-të, Muriqi përballë portierit dhe me gjakftohtësi shënon për 0:1.

Në minutën e 68-të, Muriqi mashtron disa lojtarë vendas dhe për bukuri asistoi për Samudion, i cili edhe thellon fitoren në 0:2.

Muriqi u paraqit i plotë dhe ka qenë lojtar i ndeshjes për Rizesporin, kurse Leonard Zhuta luajti titullar për Konyasporin. Pas 26 jave Konyaspor është në pozitën e pestë me 35 pikë, një më shumë se Rizespor në vend të gjashtë. Me një fjalë, Muriqi me lojë çmendi tifozët turq në stadiumin “Buyuksehir Belediye” në Konya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat