Liria mundet në Gjilan, Drita përforcon vendin e katërt

Futboll

Liria mundet në Gjilan, Drita përforcon vendin e katërt

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:54
Filonit Shaqiri

Drita nga Gjilani, kampion në fuqi, ka qetësinë në vazhdim të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës. Tri pikë që peshojnë shumë për Dritën, kurse Liria nga Prizreni është në një situatë të vështirë. Drita triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Lirisë, në ndeshjen e javës së 23-të.

Në minutën e 78-të, Xhevdet Shabani depërtoi nga e djathta dhe asistoi deri te Filonit Shaqiri i cili shënon për 1:0. Në minutën e 83-të, Betim Haxhimusa nga një pozitë ballore realizoi për 2:0. Drita përforcon vendin e katërt me 38 pikë, kurse Liria është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 24 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat