Sermaxhaj: Llapi ka kualitet të madh

Futboll

Sermaxhaj: Llapi ka kualitet të madh

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:55
Sermaxhaj: Llapi ka kualitet të madh

Ballkani është kthyer me një pikë nga udhëtimi në Podujevë kur barazoi me Llapin (1:1), që mund të jetë shumë e rëndësishme në luftë për t’i ikur zonës së rrezikshme në renditje.

Trajneri, Sami Sermaxhaj, ishte i kënaqur me këtë barazim, duke theksuar se lojtarët e tij bënë një lojë të mirë dhe në fund mund ta fitonin atë.

“Falënderoj Llapin për korrektësinë e treguar brenda fushës. Ishte një ndeshje me shumë presion për dy ekipet sepse na duheshin pikët. Për këtë arsye, pati më shumë tension se kualitet”, deklaroi Sermaxhaj pas ndeshjes.

Më tej tekniku i Ballkanit analizoi skuadrën e tij, duke theksuar se futbollistët e tij kanë mundur ta ndëshkojnë rivalin.

“Duke ditur se Llapi ka kualitet të madh, për ne kjo pikë është shumë e rëndësishme. Mendoj që e vetmja mundësi për të arritur fitoren këtu kanë qenë Ajzeraj dhe rasti i Shalës, ku po të shënonim Llapi nuk do të kishte kohë që të organizohet, mirëpo duhet të jemi të kënaqur edhe me një pikë nga këtu”.

Aktualisht Ballkani renditet në pozitën e 6-të me 29 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat