Perez: Messi mbi çdo lojtar tjetër, krahasimi me të është special

Futboll

Perez: Messi mbi çdo lojtar tjetër, krahasimi me të është special

Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:36
Lionel Messi

Lionel Messi ka pranuar edhe një mal me lëvdata, kësaj radha nga Perez.

Sulmuesi i Newcastle United, Ayoze Perez ka thënë se është ndjenjë speciale krahasimi me Lionel Messi, të cilin ai e konsideron si një hap para të tjerëve.

“Messi është heroi im i të gjitha kohërave, një kokë më lart se të gjithë lojtarët e botës” ka thënë Perez për ‘Daily Star’.

“Kështu që, të përmendëm në një fjali me dikë që e respektoj aq shumë, është speciale. Gjithashtu më thotë se po bëjë diçka të mirë” ka thënë tutje ai.

Perez po kalon një kohë të jashtëzakonshme në St. James Park, nën urdhrat e Rafael Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat