Spalletti ‘hedh benzinë’ në çështjen Icardi

Futboll

Spalletti ‘hedh benzinë’ në çështjen Icardi

Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:59
Mauro Icardi

Skuadra e Inter nuk po kalon në momente aspak të mira, dhe këtë e ka vërtetuar edhe eliminimi nga Liga e Evropës.

‘Zi kaltrit’ pësuan ndaj Eintracht Frankfurt, duke qenë të paaftë të shënojnë një gol ndaj gjermanëve në dy ndeshje të luajtura.

Kjo tregon për vështirësitë që skuadra po i kalon, sidomos në repartin e sulmit ku po mungon Icardi.

Megjithatë, Spalletti insiston se ai nuk është aspak pishman për mënyrën e reagimit të tij në ‘dramën’ Icardi, shkruan ‘Goal’.

Argjentinasi nuk po përfshihet në skuadër, dhe do t’i mungojë skuadrës së tij edhe në ndeshjen e së dielës kundër Milan.

Inter i nevojitet fitorja me çdo kusht, pasi synojnë një pozitë që dërgon në garën e Ligës së Kampionëve.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalin ‘zi kaltrit’ pa shërbimet e ish kapitenit të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat