Aguero frymëzon përmbysjen e madhe, Man City shkon në gjysmëfinale

Futboll

Aguero frymëzon përmbysjen e madhe, Man City shkon në gjysmëfinale

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:12
Sergio Aguero

(E plotësuar) - Sergio Aguero ka vërtetuar edhe njëherë se është një nga qendërsulmuesit më të mirë në qarkullim, pse jo, një nga më të mirët e dekadës së fundit. 

Sulmuesi i Manchester City-t është futur në fushë kur loja ishte 2-0 në favor të Swansea City dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë teksa rezultati përfundimtar ka qenë 3-2. 

Swansea befasoi vendasit në pjesën e parë me dy gola të shënuar brenda dhjetë minutave të Grimes dhe Celinës. Goli i sulmuesit kosovar ishte spektakolar. 

Megjithatë, pas pushimit City ringjallet menjëherë pas hyrjes në fushë të Aguero-s. Bernardo Silva shënoi golin e parë, ndërsa argjentinasi dy të tjerët. 

Në fakt, i pari ishte me penallti, por duket qartë se topi goditi shtyllën dhe portierin Nordfeldt e më pas shkoi në rrjetë. 

Në minutën e parafundit të kohës së rregullt, Aguero shënoi me kokë duke u dhënë Qytetarëve gjysmëfinalen e FA Cup. 

Shqiptari i Kosovës trondit Manchester Cityn e Guardiolës 

Swansea e ka shtuar epërsinë në 2:0 ndaj Manchester Cityt, ndërsa autor i golit të dytë është sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, i cili shënoi gol të bukur në minutën e 29-të, ndërsa më herët (20’) shënoi Matt Grimes nga penalltia.

Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt është në situatë jo të mirë, për faktin se janë duke pësuar humbje tani për tani nga Swansea për Kupën e Anglisë. Janë edhe 45 minuta të dytë dhe gjithçka është e hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat