Roma mposhtet nga SPAL, lëshon mundësinë që t’i mbajë në presion skuadrat nga Milano

Futboll

Roma mposhtet nga SPAL, lëshon mundësinë që t’i mbajë në presion skuadrat nga Milano

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:22
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Romës ka pësuar humbjen e parë pas rikthimit të Claudio Ranierit në postin e trajnerit.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë është befasuar nga skuadra e SPAL, duke u mposhtur me rezultatin 2:1.

Ishin pikërisht vendasit që kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Mohamed Fares, në minutën e 22’.

Golin e barazimit për skuadrën e realizoi Diego Perotti, nga penalltia, në minutën e 53’ të ndeshjes.

Por, vetëm 7 minuta më vonë, gjyqtari akordoi një penallti në favor të skuadrës vendase, të cilën në gol e konkretizoi Andrea Petagna.

Me këtë humbje, Roma mbetet me tri pikë larg pozitës së katërt që mbahet nga Inter, dhe lëshon mundësinë që  t’i barazojë pikët me ta. Inter tashmë futet pakëz më e qetë në derbin me Milanon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat