Zidane ndihet si në shtëpi: Asgjë nuk ka ndryshuar

Futboll

Zidane ndihet si në shtëpi: Asgjë nuk ka ndryshuar

Më: 16 mars 2019 Në ora: 22:22
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është shprehur shumë i kënaqur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Celta Vigos.

Në rikthimin e tij tek Real Madrid, Zinedine Zidane e nisi mbarë rrugëtimin e tij të dytë me një fitore 2:0.

Pas ndeshjes së parë, francezi thotë se nuk ka ndryshuar asgjë që kur ky u largua.

“Nuk ka ndryshuar shumë. Unë shumë shpejtë gjeta shprehitë e mia” ka thënë francezi për ‘beIN SPORTS'.

“Skuadra ka dëshirë që ta mbyllë sezonin fuqishëm. Është sezon i komplikuar pa trofe. Por, nuk duhet t’i hedhim të gjitha poshtë, pasi ka gjëra të mira” ka thënë tutje Zidane.

Me ardhjen e Zidane, u panë menjëherë ndryshimet e para në formacion. Aty ishin rikthyer Keylor Navas, Marcelo, Asensio, Bale e Isco, madje dy të fundit edhe shënuan golat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat