Zidane nxjerr jashtë loje dy portierët e Real, objektivi është ylli i Premier League

Futboll

Zidane nxjerr jashtë loje dy portierët e Real, objektivi është ylli i Premier League

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:59
Dy portierët e Real

Zinedine Zidane, trajneri i sapoemëruar i Real Madrid, nuk është aspak i bindur nga portieri belg Thibaut Courtois, i ardhur në Madrid verën e shkuar. Kjo u pa qartë në ndeshjen e parë që Zidane ishte në krye të Real (2-0 ndaj Celta Vigo), duke ulur në stol Courtois dhe riktheu titullar Keylor Navas.

Gjithsesi, as njëri portier e as tjetri nuk bëjnë pjesë në planet e trajneri francez, që synon të rikthejë në La Liga portierin spanjoll David De Gea. Ky i fundit luan në Premier League me Manchester United, por ende nuk e ka rinovuar kontratën me “djajtë”, ndaj mund të tranferohet te “los blancos” verën e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës portieri 28-vjeçar De Gea ka marrë një propozim nga Zidane për ta rikthyer në Spanjë. Kjo do të sillte një revolucion në portën e Real, pasi do të largoheshin si Courtois ashtu dhe Navas, pasi asnjëri nuk preferon të jetë “i dytë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat