Llapi me akuza të rënda: Agim Ademi po na hakmerret

Futboll

Llapi me akuza të rënda: Agim Ademi po na hakmerret

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:22
Llapi

Pas barazimit me Ballkanin 1-1 në Podujevë, Llapi ka lëshuar një komunikatë ku cak është presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në këtë shkresë, llapjanët akuzojnë Ademin se po i hakmerret atyre pas denoncimit të abuzimeve financiare që po ndodhin në Federatë.

Ky është reagimi i plotë i Llapit:

REAGIM
KF Llapi reagon ndaj asaj që është shfaqur në ndeshjen e sotme të luajtur në Podujevë mes Llapit dhe Ballkanit ku u pa haptazi se Agim Ademi kishte deleguar Gramos Shalën(mik i afërt i nënkryetarit të FFK-së, Baki Burrit) për ta dëmtuar qëllimisht Llapin vetëm se Llapi denoncoj abuzime financare të Agim Ademit. Për këtë është tentuar nga disa portale të afërta me Agim Ademin të shpifin duke shkruar kinse Drejtori ekzekutiv-sportiv i KF “Llapi” z. Tahir Batatina iu ka kërcënuar referëve të ndeshjes.
Drejtori, Batatina nuk ka kërcënuar referët por ka kërkuar të jenë korrekt dhe ka pyetur nëse prapë kanë ardhur me tendencë përshkak të ngjarjeve të fundit që po ndodhin brenda futbollit të Kosovës. E keni shumë gabim këtë sepse po i humb imazhi futbollit tonë dhe investimet tona po shkojnë kot. Ndër të tjera, Drejtori ka kërkuar nga referët të mos bien në ndikim të askujt sepse kryetarët lëvizin ndërsa klubet dhe futbolli vazhdon dhe nuk ndalet.
Pjesa e parë ishte me tendenca kundër Llapit si dhe u vërejt nga të gjithë që në pjesën e dytë, gjyqtari Gramos Shala u mundua t’i barazoj gjërat në fushë. Duam t’iu themi se ne si klub haptazi po shohim tendencë ndaj Llapit ku pikërisht duhet të ndalen këto skema sepse LLAPI ka vjetërsi më shumë se sa disa individë në FFK dhe të cilët nuk do të mund ta humbin një klub me traditë dhe një klub të organizuar profesionalisht me investime marramendëse!
Arsyeja pse Llapi kërkon korrektësi dhe futboll të pastër e të drejtë është koha kur Gramos Shala dëmtoj Llapin për Kupë me Prishtinën në vitin e kaluar. Pasi gjërat në futbollin e Kosovës po marrin kahje të ndryshme, Gramos Shala delegohet përsëri tek Llapi e i njëjti refer që Llapin gjithmonë e ka dëmtuar nga rikthimi në Superligë duke përdorur tendenca e të cilat ua kemi pasqyruar mjaft mirë me sekuenca të veçuara vitin e kaluar.
Marrë për FFK-në të dëmtohet Llapi qëllimisht vetëm po kerkon drejtësi dhe transparencë në futbollin tonë.
KF Llapi e porosit Agim Ademin që nuk mund ta ndal Llapin të denoncoj padrejtësitë e Federatës së Futbollit e poashtu me referët e porositur të bëjnë padrejtësi nuk mund ta ndalin Llapin në luftën drejt titullit kampion.
Edhe njëherë për fund ua sqarojmë mediave dhe portaleve se Drejtori i klubit, z. Tahir Batatina në prani të zyrtarëve të Ballkanit, ndaj gjyqtarëve ka kërkuar drejtësi të pastër dhe ku po shihet se tendencat kanë qenë të qarta: Ndalja e hovit të Llapit drejt luftës për titull të kampionit.
Zyra për informim dhe media e KF “Llapi”
Podujevë, 16 mars 2019
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat