Zëvendësuesit shpëtuan me fytyrë Gjilanin

Futboll

Zëvendësuesit shpëtuan me fytyrë Gjilanin

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:57
Zëvendësuesit shpëtuan me fytyrë Gjilanin

Zëvendësuesit Shpend Hasani dhe Perez shpëtuan me fytyrë Gjilanin, që nëpër vrimë të gjilpërës si vendas mezi e mundi me rezultat 2:0 të fundosurin KEK-un nga Kastrioti.

Në minutën e 90+3, Hasani shënoi për 1:0 dhe Vilber Perez në atë të 90+6 për fitoren e madhe (2:0) të Gjilanit, që ngritët në vend të pestë me 32 pikë, kurse KEK-u është i fundit me 1 pikë.

Tri pikë që sado kudo e qetësojnë Gjilanin për vazhdim të kampionatit, kurse KEK-e meritoi një pikë por të pafat.

Superliga e Kosovës
Gjilani-KEK-u    2:0
Feronikeli-Trepça '89    5:0
Drenica-Ferizaj    0:0
Drita-Liria    2:0
Llapi-Ballkani    1:1
Prishtina-Flamurtari    u shty

Tabela
1. Feronikeli    23    17    4    2    55
2. Llapi    23    15    3    5    48
3. Prishtina    22    14    5    3    47
4. Drita    23    12    2    9    38
5. Gjilani    23    9    5    9    32
5. Drenica    23    8    6    9    30
6. Ballkani    23    8    5    10    29
8. Trepça 89    23    7    7    9    28
9. Flamurtari    22    7    7    8    28
10. Ferizaj    23    7    4    12    25
11. Liria    23    7    3    13    24
12. KEK-U    23    0    1    22    1
Në javën e 24-të do të takohen: KEK-u-Drenica, Gjilani-Trepça '89, Liria-Llapi, Flamurtari-Feronikeli, Ballkani-Prishtina dhe Ferizaj-Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat