Strakosha dhe Durmishi bindshëm me Lazion! Gjimshiti e Atalanta befasohen

Futboll

Strakosha dhe Durmishi bindshëm me Lazion! Gjimshiti e Atalanta befasohen

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja Lazio - Parma

Lazio pa asnjë problem dhe për 45 minutat e parë e kreu punën, duke e deklasuar me rezultat 4:1 Parmën. Portieri Thomas Strakosha u paraqit standard dhe ka pasur disa intervenime të mira, kurse Riza Durmishi luajti nga minuta e 76-të për fitoren bindëse të Lazios. Për Lazion shënuan: Marushiq (22'), Alberto (26'-nga penalltia e 38'), Luliç (44') dhe për Parmën Spocati (77’). Lazio mban vendin e gjashtë me 45 pikë pas 27 jave në Serie A, kurse Parma është i 11-ti me 33. 
Atalanta si vendas habit me barazimin 1:1 me Chievon. Berat Gjimshiti u paraqit i plotë për Atalantën por u befasuan nga Chievo e Përparim Hetemaj, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.
Iliçiç shënoi (55') e Meggiorini (32') për Chievon. Atalnta renditet në vend të shtatë me 45 pikë, kurse Chievo e fundit me 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat