Barcelona me lajm shokues për Griezmannin

Futboll

Barcelona me lajm shokues për Griezmannin

Më: 17 mars 2019 Në ora: 16:57
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann e do transferimin te Barcelona.

Pas eliminimit të Atletico Madridit nga Liga e Kampionëve, Antoine Griezmann i është vetofruar Barcelonës.

Skuadra katalonase e kishte kërkuar transferimin e francezit para disa afatesh, por ky i fundit vendosi ta rinovonte kontratën me madrilenët.

Griezmann tani e do transferimin te Barcelona, por janë këta të fundit që nuk i duan shërbimet e tij.

Katalonasit nuk duan ta transferojnë atë, duke ditur për lojtarët cilësor që kanë në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat