Liverpool ka arritur më shumë vështirësi që t’i marrë tri pikë në javën e 31-të në Premierligë.
Të kuqtë fituan në udhëtim ndaj rivalit në ligën angleze me rezultat, 1:2.
Sadio Mane e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 26’-të, gjersa pjesa e dytë ishte më dramatike.
Fulham arriti ta barazonte rezultatin me anë të ish-anëtarit të Liverpoolit, Ryan Babel (74’).
Por, djelmoshat e Jurgen Klopp arritën ta rikthenin epërsinë, ku James Milner realizoi nga pika e bardhë në minutën e 81’-të.
Pas kësaj xhiroje, Liverpool rikthehet në vendin e parë me 76 pikë, por do të mbetet me shpresën që Manchester City të dështojë dhe të qëndrojë në vendin e parë.