Osmani flet për humbjen e thellë të Trepçës '89

Futboll

Osmani flet për humbjen e thellë të Trepçës '89

Më: 17 mars 2019 Në ora: 19:35
Osmani flet për humbjen e thellë të Trepçës '89

Trepça ’89 është turpëruar nga lideri i Superligës së Kosovës, Feronikeli duke u mposhtur me rezultat 5:0, në ndeshjen që u zhvillua në “Rexhep  Rexhepi”.

Pas ndeshjes kryetrajneri i klubit nga Mitrovica Sabit Osmani u shpreh se kjo humbje vjen shkaku i mungesave të shumta që Trepça 89 ka pasur në këtë udhëtim mjaftë të vështirë.

“Kemi pasur mungesa të mëdha. Detyrimisht është dashur një djal të juniorave me fut në lojë, ai dje ka pasur ndeshje, mirëpo nuk domethënë që ai ka luajtur dhe ne e kemi humbur ndeshjen. Për pjesën e dytë u morrëm vesh krejt tjëtër gjë, por na doli tjetër sen. Normal mbrojtje nuk kemi pasur, të gjithë sulmuesit i kam pasur në bankën rezerv, gjithsesi djemt u munduan e dhanë maksimumin, tash i kemi dy javë pushim duhet të rikuporohemi”, u shpreh Osmani  transmeton Insporti.com.

Me këtë humbje Trepça 89 renditet në poziten e tetë me 28 pikë, aq sa ka dhe Flamurtari me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat