Ramadani: Duhet të marrim shumë mësim nga kjo ndeshje

Futboll

Ramadani: Duhet të marrim shumë mësim nga kjo ndeshje

Më: 17 mars 2019 Në ora: 19:38
Ramadani: Duhet të marrim shumë mësim nga kjo ndeshje

KF Feronikeli ka vazhduar me formën e lartë në Superligë, duke shkatërruar skuadrën e Trepçës ’89, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

“Nikli” ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 Trepçën ’89, duke siguruar fitoren e radhës në Superligë, shkruan Insporti.com.

Golat për liderin i shënuan Bujar Pllana (T’89) i cili shënoi autgol në minutën e 29-të, ndërsa Mendurim Hoti (47’), Da Silva (55’, 60’) dhe Kastriot Rexha në minutën e 84-të.

Trajneri i  KF Feronikelit, Zekirja Ramdani pas ndeshjes deklaroi se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen futbollistëve të tij në pjesën e parë.

Ai deklaroi se pjesa e dytë duhet të jetë mësim për skuadrën e tij dhe duhet të fillojnë ndeshjet, ashtu siç e filluan sot pjesën e dytë ndaj Trepçës ’89.

“Pjesa e parë nga ne ishte shumë anemike, nuk isha aspak i kënaqur me pjesën e parë edhe pse shënuam një gol. Mendoj që pjesën e dytë ekipi u këndellë dhe arritëm të shënojmë katër gola, por nëse i fillojmë ndeshjet nga pjesa e dytë do ta kemi shumë problem, mendoj që duhet ta fillojmë kështu edhe pjesën e parë, ne duhet të marrim shumë mësim nga kjo ndeshje, ndryshe ia uroj fitore por duhet ta kemi gjithmonë shembull pjesën e dytë, dhe jo të presim 45 minutat e dytë, por të inkuadrohemi në lojë nga minuta e parë”, tha Ramadani.

Ai ka shtuar se kjo fitore i jep skuadrës së tij vetëbesim dhe siguri në pozitën e parë të Superligës.

Pas kësaj fitore Feronikeli renditet në pozitën e parë me 55 pikë, ndërsa Trepça ’89 në pozitën e tetë me 28 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat