Inter e ‘pushton’ San Siron, mposht Milanin në një ndeshje dramatike

Futboll

Inter e ‘pushton’ San Siron, mposht Milanin në një ndeshje dramatike

Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur derbin në mes të Milanit dhe Interit.

Inter e ka fituar derbin ‘Della Madonnina’ ndaj Milanit me rezultat, 2:3.

Nerazurët ishin të parët që kaluan në epërsi, ku Matias Vecino shënoi qysh në minutën e 3’-të, e që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Inter e filloi edhe pjesën e dytë më mirë, duke e dyfishuar epërsinë me anë të Stefan de Vrij (51’).

Milan e ngushtoi epërsinë ndaj nerazurëve, ku Timeoue Bakayoko realizoi në minutën e 57’-të.

Inter e vendosi ndeshjen, pasi Lautaro Martinez shënoi nga pika e bardhë (67’).

Milan u mundua shumë deri në fund, duke arritur edhe një herë që ta ngushtonte epërsinë në 2 me 3 me anë të Mateo Musacchios (71’).

Pas xhiros së 28-të, Inter është rikthyer në vendin e tretë me 53 pikë, ndërsa Milan ka rënë në të katërtin me 51 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat