Sherr mes futbollistëve të Milanit, Kessie sulmon Biglian

Futboll

Sherr mes futbollistëve të Milanit, Kessie sulmon Biglian

Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:48

Milani është mposhtur nga Interi me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Serie A.

Por më e keqja ka ndodhur në stolin e skuadrës kuq e zi.

Kessie u zëvendësua nga Conti në minutën e 69-të të ndeshjes dhe ka qenë i nervozuar me këtë vendim të Gatusos.

Ai reagoi rëndë derisa po zëvendësohej dhe është qortuar me fjalë nga Biglia i cili i ka thënë se duhet të ketë respekt për shokët.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Kessies i cili ka filluar përleshjen me argjentinasin por u ndal nga pjesa tjetër e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat