Lamtumirë Man Utd, Sanchez po rikthehet në Serie A

Futboll

Lamtumirë Man Utd, Sanchez po rikthehet në Serie A

Më: 18 mars 2019 Në ora: 08:34
Alexis Sanchez

Juventus po mendon të bëjë një transferim befasues gjatë afatit kalimtar të verës.

Juventus e di se duhet të bëjë edhe disa transferime, në mënyrë që të jetë konkurrent për të gjithë trofetë.

‘Zonja e Vjetër’ po planifikon që ta transferojë Alexis Sanchezin nga Manchester United, përcjell Calciomercato.

Sanchez ka arritur të shënoi dy gola në 17 ndeshje në këtë sezon, andaj ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta shesin atë. Juventus mund ta transferojë kilianin, por vetëm nëse pranon ta zvogëlojë pagën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat