Yjet e Kosovës të gatshëm për Danimarkën, zbarkojnë në Prishtinë

Futboll

Yjet e Kosovës të gatshëm për Danimarkën, zbarkojnë në Prishtinë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:14
Kosova

Kosova do të luaj kundër Danimarkës dhe Bullgarisë të enjten dhe të hënën e ardhshme.

Tashmë, futbollistët e Kosovës kanë ardhur në Prishtinë dhe janë të gatshëm për stërvitjen e parë që përfaqësuesja do ta zhvillojë ditën e nesërme.

Amir Rrahmani, Edon Zhegrova dhe Herolind Shala janë katër futbollistët e parë që kanë postuar nga Prishtina. Ndërsa, gjatë të dielës, Bersant Celina kishte postuar fotografi nga Prizreni.

Ndyshe, sot selektori i Kosovës, Challandes mbajti konferencën për media, në të cilën foli për gjendjen e skuadrës dhe objektivat e Kosovës.

Ai po ashtu shtoi se Danimarka do të jetë një test i rëndësishëm për përfaqësuesen.

Image

Kosova dhe Danimara më 25 mars do të takohen për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat