Benjamin Kololli, JOKERI i Kosovës

Futboll

Benjamin Kololli, JOKERI i Kosovës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:00
Benjamin Kololli

Pas aventurës së paharrueshëm në Ligën e Kombeve, ku Kosova fitoi Grupin 3 të Ligës D për t’u kualifikuar n’gjysmëfinale (dhe është 2 ndeshje larg për ta bërë ëndrrën realitet), është koha për një tjetër aventurë.

Bëhet fjalë për kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosova do të nisë rrugëtimin për “Euro 2020” të hënën kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për këtë ndeshje, Bernard Challandes, ka në dispozicion pothuajse më të mirët, përjashtuar Valon Berishën dhe Hekuran Kryeziun – megjithëse për këtë të fundit, 67-vjeçari është optimist se do të rikuperohet me kohë.

Challandes është trajner me fat, sepse shumicën e lojtarëve të 11-shes startuese i ka në top formë, veçuar pjesën sulmuese; Milot Rashica, Bersant Celina, Vedat Muriqi e Arbër Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat