Mancini i vendos një ‘sfidë’ Mario Balotellit

Futboll

Mancini i vendos një ‘sfidë’ Mario Balotellit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:00
Mancini dhe Balotelli

Selektori i kombëtares italiane, Roberto Mancini, i ka vendosur një sfidë të re Mario Balotellit.

Sulmuesi italian po luan në nivele mjaft të larta me skuadrën e Olympique Marseille, por nuk ka fituar ftesën për dy ndeshjet e marsit me Italinë.

Kishte disa reagime për mungesën e emrit të ‘Super Marios’, por Roberto Mancini ka treguar se çfarë duhet bërë.

“Mario nuk është akoma në gjendjen më të mirë për të luajtur me skuadrën kombëtare” ka thënë Mancini, duke e sfiduar sulmuesin që të rifitojë vendin e tij në kombëtare.

“Ai dukshëm është përmirësuar, por ne presim shumë më shumë nga ai. Ai ka filluar të fitojë eksperiencë, është në pikën kulmore të maturisë. Do të merr pakëz kohë” ka thënë tutje selektori italian.

Kujtojmë se janë Andrea Belotti, Fabio Quagliarella e Moise Kean disa nga lojtarët që janë ftuar për fazën e sulmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat