Të martën takim sekret mes UEFA-s dhe ECA

Futboll

Të martën takim sekret mes UEFA-s dhe ECA

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Sipas “ëall Street Journal”, nesër do të organizohet një takim sekret mes organizmit që drejton futbollin europian dhe ECA-s, që përfaqëson klubet më me emër europianë. Temë diskutimi, përtej SuperLigës, që edhe më parë është hedhur poshtë nga presidenti Ceferin dhe Anjeli, do të jetë edhe Champions League, ku pritet të ketë të reja. Një ide për këtë kompeticion është që disa ndeshje të mos luhen në mesjavë, por në fundjavë, në mbrëmje, duke zënë vendin e ndeshjeve të kampionatit. Një ide që nuk është miratuar nga UEFA, por për çdo të re, nëse zyrtarizohet, bëhet fjalë vetëm për vitet e ardhshme, duke nisur nga 2024-a dhe jo më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat