PSG prezenton planin tek De Ligt, lojtari ka tri opsione për zgjedhje

Futboll

PSG prezenton planin tek De Ligt, lojtari ka tri opsione për zgjedhje

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:17
Matthijs De Ligt

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt është lojtari që po tërheq interesimin më të madh në futbollin evropian.

Juventus, Paris Saint Germain dhe Barcelona janë tri skuadrat që kërkojnë me ngulm shërbimet e lojtarit të ri.

Së fundmi, siç raporton ‘Calciomercato’, PSG i ka paraqitur lojtarit planin e vet, dhe i ka bërë një ofertë të majme.

Oferta e parisienëve mësohet ta ketë kaluar atë të Juventus dhe Barcelonës, duke qenë shumë më ekonomike.

Tani, çdo gjë është në duart e lojtarit dhe ai pritet të vendos se cili do të jetë stacioni i radhës për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat