Interi ka gati pasuesin e Spaletit në fund të sezonit

Futboll

Interi ka gati pasuesin e Spaletit në fund të sezonit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 22:39
Spalleti

Interi arriti të fitojë edhe në derbin e dytë për këtë sezon kundër Milan-it. Një ndeshje e përgatitur mirë nga trajneri Luçiano Spaletti dhe epërsia e zikaltërve u pa në rezultat dhe lojë. Gjithsesi një ndeshje e mirë në derbi nuk mjafton. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” Spalletti do të largohet në fund të sezonit edhe pse ka dy vite kontratë të mbetura me Inter-in.  Media italiane bën me dije se Beppe Marota ka zgjedhur Antonio Konte-n si pasuesin e Spalletti-t dhe nëse ai e refuzon bankinën e zikaltërve, atëherë do jetë Maurisio Sarri emri tjetër që do tentohet nga drejtori i deleguar i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat