Kluivert nostalgjik: Do të ishte mirë të isha tek Ajax

Futboll

Kluivert nostalgjik: Do të ishte mirë të isha tek Ajax

Më: 19 mars 2019 Në ora: 00:19
Justin Kluivert

Pasi u transferua tek Roma gjatë afatit kalimtar veror, Justin Kluivert është kthyer të flas për ditët tek Ajax.

Nostalgjiku Kluivert ka folur për ‘Fox Sport’ ku ka thënë se do të pëlqente që të ishte akoma tek skuadra nga Amsterdami.

Ai ka komentuar edhe paraqitjen e ish skuadrës së tij kundër Real Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ishte e jashtëzakonshme të shihja Ajaxin të fitonte kundër Real Madrid. Ndonjëherë mendoj se do të ishte mirë të isha aty” ka thënë Kluivert.

“Unë gjithmonë e përcjell Ajaxin me dashuri. Nuk jam pishman që zgjodha Romën, por ndonjëherë do të ishte mirë të isha në një skuadër që mposhtë Real Madridin” ka shtuar ai.

Ish skuadra e tij, për të cilën ai ka shumë dashuri, për kundërshtar të radhës do të ketë edhe rivalët e Kluivert në Serie A, Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat