Edhe kjo ndodhi Xherdan Shaqirit, keq shumë keq!

Futboll

Edhe kjo ndodhi Xherdan Shaqirit, keq shumë keq!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:16
Edhe kjo ndodhi Xherdan Shaqiri, keq shumë keq!

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Zvicrës për ndeshjet eliminatore të Evropianit që zhvillohen gjatë marsit. Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është lënë jashtë ekipit zviceran për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 për shkak të një lëndimi. ederata e Futbollit në Zvicër ka njoftuar se ai ka lëndim në ijë dhe kjo u vërtetua pas testimeve të hënën. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Federatës zvicerane të futbollit në ‘Twitter’:
Ylli i Liverpoolit u largua nga kampi dhe nuk do të paraqitet të shtunën ndaj Gjeorgjisë e as edhe ndaj Danimarkës tre ditë më pas.
Shaqiri ka shënuar gjashtë gola në 28 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, por s’ka luajtur për ekipin e Kloppit që nga 24 shkurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat