Sadiku: Nuk ka ndonjë mënyrë të qartë loje

Futboll

Sadiku: Nuk ka ndonjë mënyrë të qartë loje

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:53
Sadiku: Nuk ka ndonjë mënyrë të qartë loje

Memushaj: Nuk ka një mënyrë të qartë loje, humbasim edhe kur mbrohemi
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve, teksa foli për përgatitjet dhe gjendjen e tij në prag të sfidës ndaj Turqisë që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.
“Jam shumë i kënaqur për Sadikun, e kam shok. Është rikthyer pas një dëmtimi të vështirë. I dimë kualitetet e Sadikut, është lojtar i rëndësishëm për ne. Edhe Balaj ka bërë paraqitje të mira kur ka luajtur. Nuk ka ndonjë mënyrë të qartë loje. Dhe kur kemi luajtur në mbrojtje kemi humbur dhe kur kemi luajtur në sulm kemi humbur. Duhet të mendojmë pozitivisht dhe të marrim maksimumin. Duhet të mendojmë për Turqinë se është ndeshje e vështirë, më pas do të mendojmë për Andorrën”, u shpreh Memushaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat